Ministria e Mjedisit: Lartësia e murit në veri në përputhje me marrëveshjen

Ministria e Mjedisit: Lartësia e murit në veri në përputhje me marrëveshjen

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se lartësia e murit afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë është në përputhje të plotë me marrëveshjen e arritur.

“Përkitazi me lajmet e publikuara në mediat tona rreth “murit” në Mitrovicë dhe për hir të informimit të drejtë MMPH sqaron opinionin se gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen”, thuhet në një sqarim për media të kësaj ministrie.

“Po ashtu vlen të theksohet se Inspektorat e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar”, thuhet tutje në komunikatë./Insajderi.com