Ministria e Kulturës krijon çmimin për “Letërsi Shqipe”

Ministria e Kulturës krijon çmimin për “Letërsi Shqipe”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar një çmim të veçantë për personalitet, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe,

Çmimin në fjalë mban emrin “Letërsia Shqipe” ndërsa vlera monetare e këtij çmimi është 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi këtë çmim si një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afrimin e mëtejmë të letërsisë shqipe, dhe shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.