Ministria e Diasporës kërkon nga mërgata t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Ministria e Diasporës kërkon nga mërgata t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Ministria e Diasporës ka rekomanduar të gjithë bashkatdhetarët që të zgjedhin pika tjera të kalimit kufitar, përveç Merdares dhe Dheut të Bardhë, që t’u shmangen pritjeve të gjata për të hyrë në Kosovë.

Në njoftimin e tyre thuhet se ata janë duke punuar që të ndikojnë te pala serbe që të aplikojë procedura lehtësuese në kufi.

Ministria e Diasporës sugjeron që të gjithë bashkëkombësit të përcjellin gjendjen në pikëkalimet kufitare përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.