Ministria blen 3 telefona me 2 mijë e 500 euro

Ministria blen 3 telefona me 2 mijë e 500 euro

Buxheti i shtetit të Kosovës vazhdon të shkojë drejtë harxhimit për gjëra luksoze nga institucionet e vendit.

Kësaj radhe, është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila ka paraqitur nevojën për blerjen e tre telefona mobil.

Por, si duket këta telefona mobil janë dora e fundit e teknologjisë, pasi për tre telefona kjo ministri ka kërkuar dy mijë e pesëqind euro (2.500,00).

Në një tender të ministrisë, tek lënda e kontratës thuhet se kanë nevojë për furnizim me telefona mobil për nevoja të kabinetit.

“Furnizim me 3 telefona mobil për nevoja të kabineti të Ministrit. Vlera e parashikuar e kontratës: 2.500,00”, thuhet në tender.

Në njoftimin e Ministrisë për kontratën për furnizim me telefon mobil nuk përshkruhet lloji i telefonit të blerë as ndonjë specifikë e tij.

Tenderi në fjalë është shpallur me datën 20 të këtij muaji.