Ministria bënë apel për kujdes në parandalimin e zjarreve

Ministria bënë apel për kujdes në parandalimin e zjarreve

Ministria e Mjedisit ka njoftuar qytetarët që të kenë në parandalimin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta që po vazhdojnë gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

“Drejtoria për Administrimin e PK Sharri dhe Drejtoria për Administrim e PK Bjeshkët e Nemuna, po bëjnë përpjekje maksimale në lokalizimin e vatrave të zjarrit, shuarjen e tyre dhe parandalimin e zjarreve të reja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ata kanë theksuar se “gjatë këtyre ditëve është shtuar vigjilenca, gatishmëria, kontrolli dhe monitorimi e territorit të Parqeve, dhe njëkohësisht është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjitha organet relevante si njësitë e emergjencave në komunat përkatëse, njësitë e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës, Qendrën e Situatave dhe institucionet tjera”, shkruan Insajderi.

Po ashtu ministria ka kërkuar nga qytetarët që në rast se shohin ndonjë ndezje të zjarrit në Parqe Kombëtare ta lajmëroj drejtorinë përkatëse.

Ata kanë japur po ashtu një numër emergjent në rast të zjarreve.

“Numrat e Kontaktit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “ Bjeshkët e Nemuna” janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “ harri” janë: 045 308164 dhe 044 263 188”, thuhet në njoftim.

“Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094”. /Insajderi.com