Ministri i Zaevit reagon ndaj vendimit të kryeministrit Haradinaj

Ministri i Zaevit reagon ndaj vendimit të kryeministrit Haradinaj

Qeveria e Maqedonisë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarje të një shume parash për familjarët e të dënuarve në rastin “Kumanova”.

Ministri i Jashtëm i Maqednosië, Nikolla Dimitrov vlerësoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarje të mjeteve financiare për përkrahje materiale të familjeve të personave të dënuar, shtetas të Kosovës, nuk është në pajtim me vlerat evropiane.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin rajonal dhe atë bilateral, të cilët shënojnë rritje në periudhën e fundit, raporton agjencia e aljmeve INA.

Në atë kontekst, u bisedua për mundësitë për avancim të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në planin e integrimeve evropiane dhe për ofrimin e përvojave të fituara të Republikës së Maqedonisë në atë drejtim.

Qeveria e Kosovës të premten ka ndarë 290 mijë euro për familjarët e të dënuarëve në
rastin ‘Kumanova’.