Ministri turk: Luftërat e shenjta së shpejti do të fillojnë në Evropë

Ministri turk: Luftërat e shenjta së shpejti do të fillojnë në Evropë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka pohuar se “luftërat e shenjta së shpejti do të fillojë” në Evropë, me humbjen së liderit të ekstremit të djathtë, Geert Wilders në zgjedhjet Holandë.

Ai nuk e ka mirëpritur fitoren e Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci të kryeministrit, holandez, Mark Ruttes.

“Tani zgjedhjet tani kanë përfunduar në Holandë, kur ju shikoni shumicën e partive, ju nuk shihni ndonjë dallim në mes të socialdemokratëve dhe fashistit Wilders”, ka thënë ai, shkruan “The Independent”.

“Të gjithë kanë të njëjtin mentalite, ju keni filluar të shkatërroni Evropën. Ju po e tërhiqni Evropën drejt një humnere. Luftërat e shenjta së shpejti do të fillojnë në Evropë”, ka shtuar Ministri i Jashtëm turk. /Insajderi.com