Ministri thotë se nuk e ka njohur kontrabanduesin e barnave që u emërua zv/ministër

Ministri thotë se nuk e ka njohur kontrabanduesin e barnave që u emërua zv/ministër

Dy javë më parë Agim Çaka ishte emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, atëherë kur kaluan shtatë muaj nga koha kur ai e kishte larë dënimin si kontrabandues i barnave. Për të kaluarën e tij ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë se nuk kishte qenë në dijeni.

Madje ai ka shfajësuar vetën nga ky emërim. Ka thënë se emërimi i Çakës ka qenë politik dhe nuk ka qenë në dorë të tij dhe se as për largimin e tij nuk mund ta vendosë ai.

“Jo nuk kam qenë i informuar për arsye se vendimi është politik d.m.th. nuk merret nga unë sepse zëvendësministri emërohet nga nivele më të larta. Dhe si e tillë nuk e kam njoftë zëvendësministrin më herët. Sa i përket bashkëpunimit mbetet të shihet sepse është shumë herët të flasim dhe do të mundohem të mos jap ndonjë paragjykim se si do të shkojë”, tha Ismaili gjatë ditës së sotme për Kallxo.

Kontrabanduesi i barnave shtatë muaj pasi e lau dënimin emërohet zv/ministër i Shëndetësisë

Çaka që si pronar i barnatores “Rigoni” ishte dënuar për shkak se inspektorët kishin konstatuar se Çaka kishte ushtruar veprimtari të jashtëligjshme me barnatoren e tij. Insajderi kishte raportuar dosje nga e kaluara e tij ku dënimin e kishte larë vetëm shtatë muaj para se të emërohet zv/ministër.

Ismaili thotë se cështjen e barnatoreve apo rregullimit farmaceutik nuk do t’ua besojë të emëruarve politikë, duke përfishrë këtu as Çakën.

“Punën e gjithë barnave ta quaj Rregullimit Farmaceutik më shumë ua besoj ekspertëve se sa të emëruarve politikë, prandaj konsideroj që gjërat që janë të rëndësishme duhet t’i bëjnë ekspertët, përgjegjësinë politike e marr unë. Mirëpo unë besoj më shumë në ekspertizë, për atë arsye kemi angazhuar edhe konsulentë të Bankës Botërore edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në revidimin e listës”, ka thënë ai.

Ismaili është shprehur i bindur se Çaka do të jetë i izoluar për nga ndikimi. Ka thënë se e ka izoluar atë që të mos ketë ndikim.

“Unë nuk e kam emëruar dhe si i tillë nuk mundem me kërkua me e liruar. Na duhet me fol aty ku fillon edhe mbaron mandati jonë. Çka është me rëndësi për opinionin publik është ajo që ju nuk e keni personale me emrin e personit, sa e keni personale me veprimtarinë nga vjen ai dhe mundësinë e ndikimit. E mundësinë e ndikimit unë e them se e kemi izoluar në aso forme që të mos ketë ndikim politik”, tha Ismaili gjatë ditës së sotme.

Dy javë më parë Insajderi publikuar të kaluarën e Çakës ku ishte dënuar nga Inspektoratin Shëndetësor për kontrabandim të barnave si dhe për funksionim të barnatores pa licencë.

Shtatë muaj pasi që Agim Çaka ka arritur ta paguajë dënimin ndaj shtetit është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ishte dënuar për shkak të kontrabandimit të barnave pa licencë. Gjoba prej 7 mijë eurove i ishte shqiptar në vitin 2014, por që nuk e kishte shlyer deri në fund të muajit janar të këtij viti.

Biznesi i Çakës kishte funksionar pa licencë për afro një vit. Licenca barnatores i kishte skaduar në janar të vitit 2013, ndërsa nuk e kishte vazhduar atë edhe pas një viti në janar të vitit 2014, athëherë kur ishte zbuluar nga inspektorët.

Kontrabanduesi i barnave shtatë muaj pasi e lau dënimin emërohet zv/ministër i Shëndetësisë