Ministri Tahiri takohet me shefen e EULEX-it, flasin për provimin e Lumezit

Ministri Tahiri takohet me shefen e EULEX-it, flasin për provimin e Lumezit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot shefen së EULEXI’it, Alexandra Papadopoulou, për të diskutuar rreth provimit të Jurisprudencës së kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, për të cilin ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se e ka falsifikuar.

Ministri Tahiri në një postim në Facebook ka treguar që është takuar me shefen e EULEX’it për të folur rreth provimit të jurisprudencës, i cili është i domosdoshëm për të ushtruar detyrën e avokatit, gjykatësit dhe prokurorit.

“Sqarimi i fakteve në çështjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit Lumezi, është mese i nevojshëm të ndodhë sa më parë që është e mundur. Për këtë, edhe një herë kërkova zotimin edhe të Shefes së EULEX-it, Papadopoulou gjatë një takimi që pata me të”, ka shkruar Tahiri.

Çështja e provimit të Jurisprudencës së Lumezit u ngrit kur Enver Hasani pohoi se kryeprokurori e kishte falsifikuar dhënien e tij, ndërsa ministri për këtë

“Është e rëndësishme që supozimet t’i lenë hapësirë fakteve konkrete dhe që ky proces verifikimi të përfundojë sa më parë në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të ruhet kredibiliteti i institucioneve tona”,  thuhet më tej në postimin e ministrit.