Ministri Tahiri s’paraqitet para Komisionit për Legjislacion

Ministri Tahiri s’paraqitet para Komisionit për Legjislacion

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk është paraqitur para Komisionit për Legjislacion, ani pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Por, ai e ka njoftuar Komisionin se ka tërhequr emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri Tahiri ka pasur tre deklarata kundërthënëse, duke thënë sipas saj, se herë është pezulluar e herë është tërhequr vendimi.

Arben Gashi nga LDK-ja ka kërkuar që të informohen nga Qeveria se çfarë vendimi do të marrë në lidhje me