Ministri Tahiri deklarohet pro Gjykatës Speciale

Ministri Tahiri deklarohet pro Gjykatës Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë vizitës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka folur për rishikimin e sektorit të drejtësisë.

Sipas tij, një grup punues shumë shpejt do ta nisë punën për ta bërë këtë rishikim.

I pyetur se a do të mundë të themelohet një departament apo gjykatë speciale ekuivalente me prokurorinë speciale, Tahiri ka thënë se ai po pret raportin dhe rekomandimet që do të dalin nga rishikimi i sektorit të drejtësisë, por personalisht ai është shprehur se është për themelimin e një Gjykate Speciale, që do të trajtonte rastet e ngritura nga ana e Prokurorisë Speciale.