Ministri i shkarkuar nga Isa Mustafa fiton pozitë në Qeverinë e Serbisë

Ministri i shkarkuar nga Isa Mustafa fiton pozitë në Qeverinë e Serbisë

Qeveria e Serbisë e ka emëruar ish-ministrin në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, si ndihmësdrejtor të Zyrës për Kosovën.

Ai do të merret me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe koordinimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, shkruan Tanjug

Mariq, si përfaqësues i “Listës Serbe”, ishte ministër i Pushtetit Lokal në institucionet e Kosovës, ndërsa në mes të dhjetorit të vitit të kaluar është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ishte edhe koordinator i Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.