Ministri Shala: Palestra në Rahovec është një nga investimet më të mëdha në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me ministrin e Financave Avdullah Hotin kanë vizituar Komunën e Rahovecit, ku është pritur nga kryetari Idriz Vehapi. Ata kanë vizituar Palestrën e Sportit të këtij qyteti, që është në përfundim të ndërtimit.

Ministri Shala: Palestra në Rahovec është një nga investimet më të mëdha në sport

Sipas një njoftimi të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Shala ka thënë se kjo palestër është një nga investimet më të mëdha të sportit kosovar.

“Ministri Shala u shpreh se ky është një nga investimet më të madh që lidhet me sportet kolektive në Kosovë, në të cilin projekt, në total, investimi i Qeverisë së Kosovës do të arrijë rreth vlerës 2 milion e 700 mijë euro.”, ka thënë ai.

Ai më tej u shpreh se kjo palestër moderne, e cila është në fazën e fundit, së shpejti do të funksionalizohet, dhe do t’i shërbejë avancimit të mëtejmë të sportit në këtë qytet dhe në Kosovë, meqë kjo palestër plotëson kriteret ndërkombëtare për aktivitete sportive.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është duke punuar që të investojë në stadiumin e qytetit të Rahovecit dhe në disa projekte tjera të rëndësishme që lidhen me sportin në këtë komunë. /Insajderi.com