Ministri Shala ngushëllon familjen e Hadi Shehut

Ministri Shala ngushëllon familjen e Hadi Shehut

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka ngushëlluar familjen e aktorit, Hadi Shehu pas lajmit për vdekjen e tij.

“Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme”, thuhet në një komunikatë për media.

“Hadi Shehun dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Aktori Hadi Shehu u nda nga jeta  në moshën 68 vjeçare pas një sëmundje./Insajderi.com