Ministri serb që shpërtheu në lot pasi kuptoi për vrasjen e Ivanoviqit

Ministri serb që shpërtheu në lot pasi kuptoi për vrasjen e Ivanoviqit

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajiç, nuk ka mundur të përmbahet nga emocionet kur ka marrë vesh për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Ai në televizionin serb ka thënë se nuk ka mundur të besojë kur ka dëgjuar për vdekjen e Ivanoviqit, duke shtuar që e rëndësishme pas kësaj është të gjendet vrasësit.

“E rëndësishme është të gjenden vrasësit, ani pse kjo vështirë është të ndodhë”, ka thënë Ljajiç.

Ndërkohë, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka dënuar vrasjen e Ivanoviqit, duke thënë se do të kërkojë që edhe Serbia të përfshihet në hetim.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje sot në orët e mëngjesit me 4 plumba nga një veturë.