Ministri i ri i Shëndetësisë tregon se çfare shkaktoi katër vdekjet e dyshimta në QKUK

Ministri i ri i Shëndetësisë tregon se çfare shkaktoi katër vdekjet e dyshimta në QKUK

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran  Ismajli, duke komentuar rastet e vdekjeve të dyshimta në QKUK tha  në emisionin Imazh në RTK se kemi të bëjmë me raste të dyshimta që ka pasur të bëjë n ë disa salla të operacionit.  Sipas tij, pista kryesore e dyshimit është përdorimi i një gazi, i cili ka sjellë deri të dy vdekje në QKUK.

“Deri më tani s’kemi përfundime zyrtare, por kemi reagime të madh të  të gjithë akterëve. Kemi disa dyshime, por vetëm në suaza të dyshimit,  ku dyshohet  se ka qenë një gazë i veçantë  i cili është përdorur në disa raste,  jo në oksigjen, që ka mundur të sjell komplikime, por që është përdorur në disa salla të operacionit, por në të gjitha rastet nuk ka pasur komplikime, por komplikimet kanë ndodhur në dy raste që kanë ndodhur edhe vdekjet.

“Pista kryesore e dyshimit  pra është ai gaz. Kemi progres gjatë ditës së sotme, ku inspektorët tanë na kanë sjellë një raport preliminar, ku thuhet se kemi të bëjmë me një kompani që nuk është e licencuar për këtë punë, e cila është e licencuar vetëm për importimin  e gazit, por që e kanë bërë edhe prodhimin e gazit”, ka thënë ministrin Ismjali në RTK .

Ai ka thënë se problemi nuk ka qenë tek faktori njeri. por dyshime ka tek materialet furnizuese.

“Do marr vendime të drejta jo të ngutshme, nuk do bëj vendime pa fakte. Kur ti kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t’u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim por edhe ndërrojnë jetë, deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas”, ka thënë Ismaili gjatë  emisionit në RTK.

Tutje ministri i ri ka theksuar se është ai që do t’ia gjej ilaçin shëndetësisë pasi ka vullnet të mjaftueshëm politik.

“Është një dikaster  që duhet munduar për t’ia dëshmuar qytetarëve se ne mund të punojmë dhe të sjellim ndryshime. Do të japim llogaridhënie, besoj se mjekët janë të gatshëm për llogaridhënie”, tha ai.