Ministri poston foto me fëmijët e tij në shënimin e ditës së tyre

Ministri poston foto me fëmijët e tij në shënimin e ditës së tyre

Ministri i Tregtisë dhe Insutrisë Bajram Hasani ka postuar sot një foto familjare në profilin e tij në Facebook, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai shihet në shtëpinë e tij bashkë me katër fëmijët e tij.

Ja postimi i plotë i Hasanit:

Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Si prind por edhe si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk do të ndalem kurrë së punuari që fëmijët tanë të jetojnë në mirëqenie të plotë.

Fëmijët janë e sotmja dhe e nesërmja jonë. Do të punoj që fëmijët tanë të rriten në një vend të mirë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Nëna, baballarë, gjyshër, motra e vëllezër mos lejoni që fëmijët të braktisin shkollën, të shfrytëzohen për punë ashtu siç shohim shumë raste.

Duke rritur fëmijë të shëndoshë dhe të edukuar ne ndërtojmë të ardhmen e Kosovës.

Andaj, ju ftoj tu ofroni mbrojtje dhe dashuri fëmijëve.

Gëzuar, vogëlushë!