Ministri nga Kosova takohet me Erdoganin

Ministri nga Kosova takohet me Erdoganin

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcillar është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.

Përmes një komunikate për media thuhet se ministri Yagcilar këtë takim e zhvilluar gajtë një vizite zyrtare në Ankara, shkruan Insajderi.

“Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë vizitës zyrtare në Ankara, mori pjesë në Kongresin e VI të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan”, thuhet në komunikatë.

“Në këtë Konferencë, ministri Yagcilar, është takuar edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re, në krye të shtetit turk. Në të njëjtën kohë, ministri Yagcilar e ka falënderuar presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme, që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm, që presidenti Erdogan ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë”, thuhet ndër tjera në komunikatë. /Insajderi.com