Ministri meksikan jep dorëheqje shkaku i Donald Trump

07.09.2016 20:34

Ministri meksikan i Financave, Luis Videgaray ka dhënë dorëheqjen për shkak të vizitës së Donald Trump javën e kaluar në vendin e tij.

Ministri meksikan jep dorëheqje shkaku i Donald Trump

Videgaray ka qenë  organizatori kryesor i takimit mes Trumptpresidentit Enrique Pena Nieto.

Vizita e miliarderit u kritikua gjerësisht në Meksikë, si në shtypin kombëtar ashtu edhe në rrjetet socialepër shkak të komenteve të kandidatit republikan për meksikanët, shkruan BBC.

Ai i ka quajtur meksikanët si “kriminelë” dhe “përdhunues”, etiketime këto që kanë shtyrë presidentin Nieto ta krahasojë atë më liderin fashist dhe atë nazist, Benito Mussolini dhe Adolf Hitler.

Një zëdhënës i Ministrisë së Financave deklaroi se, pas dorëheqjes zoti Videgaray nuk do të mbajë një tjetër post publik. Presidenti Nieto pritet të njoftojë zëvendësimin e tij së shpejti./Insajderi.com