Ministri i Malit të Zi flet për mundësinë e dërgimit të demarkacionit në Arbitrazh

Ministri i Malit të Zi flet për mundësinë e dërgimit të demarkacionit në Arbitrazh

Mundësia për çuarjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi në Arbitrazh duket se po zbehet.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka thënë se vendi i tij nuk e përkrah një veprim të tillë, duke qenë se tashmë e ka ratifikuar marrëveshjen dhe e mbështet atë.

“Ne këtë e kemi zgjidhur, kështu që nuk them se kemi nevojë për këtë e për arbitrazh gjithmonë nevojiten dy e në këtë rast nga ana jonë mendojmë se nuk është rruga që duhet shkuar, rruga është t’i përmbahemi marrëveshjes së nënshkruar”, ka thënë Darmanoviq në një intervistë për KTV.