Ministri Lluka: Jam i vetëdijshëm për gjendjen e Trepçës

Ministri Lluka: Jam i vetëdijshëm për gjendjen e Trepçës

Ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka ka raportuar sot në komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Në pyetjet e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi. Ai kërkoi nga ministri Lluka të tregoj se çfarë është duke ndodhur me “Trepçën”.

Për këtë çështje, ministri Lluka tha se deri më tani “Trepçë” është pa bord dhe nuk mund të bëjë asgjë përveç vizitave që mund t’i bëjë në këtë ndërmarrje së bashku me investitorë.

“Unë vazhdimisht kam qef me promovu, disa vizita kanë me ardh tash, çka mund të bëjmë është që të promovojmë më shumë, sepse nuk mund të bëjmë kuroju sepse Trepça nuk ka bord, e deri më tash kemi vetëm vizita që ta promovojmë atë”, ka thënë ministri Lluka.

Ndër tjera ai bërë të ditur se është i vetëdijshëm që procedurat për ta zgjedhur bordin e “Trepçës”, është stërzgjatur, duke theksuar se deri më tani kanë kandiduar 120 kandidatë.

“Procedurat i kemi filluar me kohë, janë të stërzgjatura dhe janë pjesë e kom120 kandidatë që kanë kandidu shtatë të komunitetit serbë, është pjesë e komisionit që unë si ministër nuk ndërhyjë në të”, u shpreh ministri Lluka. /Insajderi.com