Ministri i Listës Srpska i emëruar nga Mustafa, është kryetar paralel i Zveçanit

Ministri i Listës Srpska i emëruar nga Mustafa, është kryetar paralel i Zveçanit

Ivan Todosijeviq, që u emëruar Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, besohet se kryen edhe funksionin e kryetarit të Organit të përkohshëm të Komunës së Zvecanit.

Sipas Radio Kim, Todosijevic është kuadër i Partisë së Vucicit ndërkohë më parë ai ka qenë drejtor i një Ndërmarrjeje Publike të Zvecanit.

Në zgjedhjet lokale të organizuara nga Kosova, Todosijevic ka qenë kandidat për kryetar komune, por shpejt e ka tërhequr atë.

Lista Srpska nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se Todosijevic është propozuar nga ta.

“Lista Srpska ka propozuar që zonja Mirjana Jevtic në të ardhmen ta bartë funksionin e zëvendësministrit për punë dhe kujdes sociale, ky propozim është pranuar nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës”(Gazeta Express)