Ministri i jashtëm rus takon opozitën siriane

Ministri i jashtëm rus takon opozitën siriane

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohet me opozitën siriane në Moskë, më 27 janar, njofton ministria e jashtme ruse.

Njoftimi i sotëm është bërë pasi Rusia, Irani dhe Turqia thonë se së bashku do të zbatojnë një armëpushim tre javor në zonat ku zhvillohet luftë në Siri.

Të tri shtetet e kanë bërë këtë zotim më 24 janar në një deklaratë të përbashkët që u publikua pas dy ditë bisedimesh për paqe në Siri që u mbajten në Astana të Kazakistanit.

Opozita siriane ka qenë e paknaqur me këtë komunikatë dhe më pas e ka hartuar planin e saj për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit, derisa qeveria siriane thotë se ata nuk do të mbajnë bisedime në nivel qeveritar me Turqinë e as që duan të nënshkruajnë dokument që është nënshkruar nga zyrtarët turq, përcjell rel.

Moska dhe Teherani e përkrahin presidentin sirian, Bashar al Assad në luftën gjashtë vjeçare të Sirisë, derisa Ankaraja përkrahë opozitën.