Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Nuk ka pasur gabime nga stafi

13.09.2017 18:06
Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Nuk ka pasur gabime nga stafi

Lidhur me tri vdekjet e dyshimta të cilat ndodhën ditën më parë në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur.

Ai ka thënë se problemi nuk ka qenë tek faktori njeri. por dyshime ka tek materialet furnizuese.

“Do marr vendime të drejta jo të ngutshme, nuk do bëj vendime pa fakte. Kur ti kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t’u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim por edhe ndërrojnë jetë, deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas”, ka thënë Ismaili gjatë një emisioni në Televizionin Publik.