Ministri i jashtëm gjerman: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, hap plagë të vjetra

Ministri i jashtëm gjerman: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, hap plagë të vjetra

Gjermania edhe publikisht po e kundërshton ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë së fundi e ka deklaruar edhe ministri i jashtëm, Heiko Mass.

Ministri Maas është shprehur skeptik lidhur me ndryshimin e kufinjve, si opsion për normalizimin e marrdhënieve Kosovë – Serbi.

I pyetur nga DW për arsyet kryesore të skepticizmit të tij ndaj këtij opsioni, të lënë të hapur nga Vuçiç, Ministri i Jashtëm Maas thase një gjë e tillë mund të hap plagë të vjetra në rajon.

“Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik. Pjesë e perspektivës evropiane është edhe fakti i bashkëjetesës në paqe dhe me të drejta të barabarta mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore. Përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme. Ndaj ide të tilla i konsideroj jo vetëm si pak rezultative, por ato rrezikojnë të rihapin shumë plagë të vjetra”, deklaroi Mass.

Mass sot pritet ta vizitojë Tiranën.