Ministri gjerman paralajmëron Serbinë rreth marrëdhënieve me Kosovën

Kur të vije koha që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, me Kosovën gjithçka duhet të jetë e qartë, ka thënë Ministri i Shtetit për Bashkimin Europian pranë Zyrës Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

Ministri gjerman paralajmëron Serbinë rreth marrëdhënieve me Kosovën

Roth në një intervistë për gazetën serbe “Blic” pohoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohen ligjërisht para inkuadrimit në Bashkimin Europian, njofton klankosova.tv, transmeton Insajderi.

Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur se a duhet Serbia ta njohë Kosovën para se të futet në BE.

“Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë të importohen konflikte në BE”, ka thënë Roth.

I pyetur se kur është afati optimal për Serbinë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së, ministri gjerman tha se kjo do të ndodhë kur të plotësohen të gjitha kushtet dhe se tani përgjegjëse për këtë është vet Serbia.