Ministri i Drejtësisë flet për skandalin në EULEX, tregon se a duhet të largohet ky mision

22.11.2017 20:42
Ministri i Drejtësisë flet për skandalin në EULEX, tregon se a duhet të largohet ky mision

Abelard Tahiri ministri i  Drejtësisë, po ashtu dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, ka folur për skandalin në EULEX dhe akuzat që ky mision i mori nga gjyqtari Malcolm Simmons.

Duke i komentuar akuzat e Simmons se EULEX është një mision politik dhe i korruptuar, Tahiri tha se e ka shpreh si shqetësim këtë situatë dhe ka kërkuar një sqarim se sa janë të vërteta akuzat e tilla.

Një situatë e tillë, Tahiri për Express tha se e dëmton imazhin e një misioni siç është EULEX.

“Unë mendoj që kanë ndodhur disa situata që e kanë dëmtuar imazhin e këtij misioni.  Ne jemi duke punuar që ashtu siç është e parapara me ligjin aktual që në vitin 2018 të përfundojë mandati i EULEX-it sepse besoj që Kosova ka krijuar kapacitete të mjaftueshme sa i takon sundimit të ligjit dhe ne këtë do ta dëshmojmë, që ne kemi ndërtuar institucione që garantojnë liri politike të të gjithëve”, ka thënë Tahiri