Ministri Demolli flet për trasnforminin e FSK-së me deputetët e Parlamentit Evropian

Ministri Demolli flet për trasnforminin e FSK-së me deputetët e Parlamentit Evropian

 

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës është takuar me deputet të  Parlamentit Evropian nga Kroacia, Bullgaria, Suedia, Sllovenia dhe Britania e Madhe, me të cilët ka diskutuar për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Demolli gjithashtu i ka njoftuar eurodeputetët edhe për aspektet e sigurisë në vend, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucioneve.

“Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK duke theksuar se ,,Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik’”, thuhet në komunikatën e FSK-së. /Insajderi.com