Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka t" />

Ministri Bajrami uron qytetarët për Bajram: Paçi harmoni në familje e bollëk në sofër

Ministri Bajrami uron qytetarët për Bajram: Paçi harmoni në familje e bollëk në sofër

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në prag të Festës së Fitër Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët islam.

Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kjo festë bartë më vete vlera të rëndësishme për njerëzimit e që manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit.

“Festa e Fitër Bajramit bart më vete vlera të rëndësishme për njerëzimit e që manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes. Të dashur qytetarët, urime Festa e Fitër Bajramit! Paçi harmoni në familje e bollëk në sofrat tuaja”, ka thënë Bajrami.

Ministri Bajrami vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Ai është emëruar ministër i Tregtisë në shtatorin e vitit të kaluar. /Insajderi.com