“Mimi më vije keq”

19.11.2017 21:59
“Mimi më vije keq”

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i gëzuar është lajmëruar në llogarinë e tij në Facebook.

Lekaj i cili ishte mposhtur nga Mimoza Kusari-Lilaj, për kryetar të Gjakovës në mënyrë ironike ka shprehur keqardhjen për humbjen e Kusarit-Lila.

“Ramush Haradinaj, Komandant n’luftë, komandant n’paqe. Gjakova zonë operative e tij, ushtarët e Ti, qytetarët e Gjakovës. Mimi ‘me vije keq'”, ka shkruar Lekaj.

Ardian Gjini, kandidati i AAK-së nga 100% të votave të numëruar prin dukshëm krahas kundër kandidates së saj./Insajderi.com