Milot Rashica lë Shqipërinë për t’iu bashkuar Kosovës

Milot Rashica lë Shqipërinë për t’iu bashkuar Kosovës

Milot Rashica ka vendosur ta lë kombëtaren e Shqipërisë për të veshur fanellën e Kosovës.

Sipas asaj që ka mësuar “SuperSport” nga burime pranë FSHF-së, futbollisti i talentuar ka njoftuar zyrtarisht për dëshirën e tij dhe bëhet gati që në shtator të luajë eliminatoret e Botërorit 2016 me Kosovën.

Rashica ka njoftuar zyrtarisht Federatën Shqiptare nëpërmjet një shkrese, ndonëse kjo e fundit po përgatitej që ta ftonte për grumbullimin e ndeshjes ndaj Maqedonisë.

Lojtari me sa duket nuk e ka kapërdirë përjashtimin nga lista përfundimtare e Europianit, ku ai u la jashtë 23-shes nga trajneri Gianni De Biasi. Që në atë moment, ka pasur një krisje mes palëve, pasi Rashica mendonte se e meritonte të ishte i pranishëm në këtë turne.

Pak kohë më parë, trajneri De Biasi pranoi se një lojtar do të largohej nga Shqipëria drejt Kosovës dhe me sa duket e kishte fjalën për Rashicën, gjithmonë nëse nuk ka të tjerë që kanë ndryshuar mendje. /Insajderi.com