Milionat që do të shpenzohen për 50 zv.ministrat dhe këshilltarët

Milionat që do të shpenzohen për 50 zv.ministrat dhe këshilltarët

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj pothuasje çdo ditë ka prezantuar nga një zëvendësministër të ri të emëruar nëpër ministri të caktuara.

Deri tani, në disa dikastere qeveritare janë emëruar edhe nga 4 zëvendësministra.

Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigjeje me shkrim, nuk ka treguar se sa është numri i zëvendësministrave, por ka lënë të kuptohet se emërime do të ketë edhe në ditët në vijim.

Sipas deklarimit të pasurisë, pagat e zëvendësministrave sillen nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 800 euro. Ndërsa Qeveria Haradinaj gjithsej ka 21 ministri.

Përveç numrit të madh të ministrive, kryeministri Haradinaj ka pranë vetës 16 këshilltarë.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në ueb-faqen zyrtare të kësaj ministrie, ka publikuar emrat e 7 këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.

Njësoj 7 këshilltarë i ka edhe ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj. Të gjithë këshilltarët e kabinetit qeveritar mund t’i kushtojnë buxhetit rreth 2 milionë euro në vit.

Fatmir Gashi i cili dështoi të bëhet kryetari i komunës së Gjakovës, Haradinaj ia ka siguruar postin e zëvendësministër i financave, në këtë ministri po ashtu janë emëruar zëvendësministra edhe Bojan Stojanoviq dhe Mustaf Grainca.

Po ashtu edhe Xhavit Zariqi i AAK-së pasi nuk u zgjodh kryetar i Ferizaj u emërua zëvendësministër i Diasporës. Por në këtë ministri janë edhe tre zëvendësministra tjerë, Faruk Nura i cili ishte kandidatë për kryetar të Vushtrisë, Arjan Daci djali i Nexhat Dacit dhe përfaqësuesi i komunitetit turk Qerim Bajrami.

Po ashtu edhe anëtari i Nisma për Kosovën, Besnik Hoti u emërua si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, pasi që nuk arriti të bëhej kryetar i Rahovecit.

Në ministrinë e Punëve të Jashtme janë emëruar edhe Rejan Vuniqi dhe Anton Berisha.

Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë emëruar në postin e zëvendësministrit edhe Behar Selimi dhe Milan Radojeviq dhe Izmi Zeka.

Për emërime të posteve të zëvendësministrave nuk mbeti as ministria e Shëndetësisë, kryeministri Haradinaj emëroi, Ali Berishën, Granit Abdullahun dhe Muharrem Kuqi.

Muharrem Nitaj, Bajrush Sezahiri, Mustaf Myrtaj dhe Arbër Geci janë emëruar si zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Në ministrinë e Bujqësisë, Isni Kilaj, Vesel Krasniqi. Në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik janë emëruar Besnik Bekaj i AKR-së, Fatir Berzati.

Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Vesel Makolli. E në qeverinë më të re atë të zhvillimit rajonal është emëruar zëvendësministre Magbule Shkodran nga radhët e AAK-së.

E ish-kryeministri i FSK-së, Agim Çeku është emëruar zëvendësministër i FSK-së e po ashtu në këtë ministri është emëruar edhe Brahim Mehmetaj.

E në ministrinë e Mjedisit e cila drejtohet nga Albena Reshitaj janë emëruar zëvendësministra Fatmir Matoshi e Kurtan Kajtazi.

Në ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit deri më tash është emëruar zëvendësministër Resul Makreshi.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka vetëm një vetëm zëvendësministër, Bashkim Krasniqin.

E numri i zëvendësministrave mund të jetë më i madh pasi që jo të gjitha ministrit i kanë publikuar në faqet zyrtare postet e zëvendësministrave.

E këtë qeveria e Haradinaj e arsyetuar duke thënë se “Procesi i emërimit të zëvendësministrave do të përmbyllet brenda një afati kohor dhe me të përfunduar ku proces, publiku do të njoftohet saktë për këto emërime”.