Milionat për diamantin gjigant

Milionat për diamantin gjigant

Diamanti “Lesedi La Rona (Drita jonë)” i cili njihet si diamanti i dyti më i madh në botë është shitur për 53 milionë dollarë.

Sipas lajmit të CNN kompania britanike e bizhuterive të çmuara Graff Diamonds bleu diamantin prej 1.109 karatësh për 53 milionë dollarë.

Vitin e kaluar diamanti u nxor në ankand në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, por nuk ishte blerë nga askush me çmimin e vendosur prej 70 milionë dollarësh.

Diamanti u gjet në minierën e kompanisë kanadeze Lucara Diamond në Botswana në nëntor të vitit 2015. Diamanti mori emrin Lesedi La Rona që në gjuhën vendase të Botswanës ka kuptimin “Drita jonë”.

Diamanti prej 1.109 karatësh është regjistruar si diamanti i dytë më i madh i cili është gjetur deri më tani./AA/