Miliona euro për kontrata mbi vepër

Miliona euro për kontrata mbi vepër

Në fund të vitit 2015, sipas një raporti të Auditorit të Përgjithshëm të publikuar ditë më parë, shihet se në të gjitha komunat e Kosovës kanë qenë të punësuar 1029 punëtorë me kontrata mbi vepër, për pagat e të cilëve janë shpenzuar rreth 1.7 milion euro.

Bazuar në raportin e Auditorit, shihet se Komuna e Prishtinës prinë me numër të të punësuarve me kontrata mbi vepër ku në fund të vitit 2015 në këtë mënyrë i kanë pasur të punësuar 276 punëtorë.

Pas Prishtinës, prinë Komuna e Gjilanit me 126 punëtorë, Komuna e Prizrenit me 119 punëtorë, Komuna e Pejës me 67 punëtorë, Komuna e Ferizajt me 52 punëtorë, Komuna e Gjakovës me 46 punëtorë, Komuna e Suharekës me 37 punëtorë, Komuna e Rahovecit me 36 punëtorë, Komuna e Podujevës me 33 punëtorë, Komuna e Obiliqit me 32 punëtorë, ndërkaq komunat tjera kanë numër më të vogël të të punësuarve në këtë mënyrë./Zëri.