Milik shënon më shumë se Higuain, Suarez dhe Ibra

Milik shënon më shumë se Higuain, Suarez dhe Ibra

I përzgjedhur nga fati.

Arkadiusz, për të gjithë Arek Milik, në moshën 22 vjeç, ka shënuar 61 gola në karrierë: më shumë se Higuain (50), Suarez (55) dhe Ibrahimovic (47) në moshën e tij. 1,86 metra i gjatë për 80 kilogramë, ai është një qendërsulmues i pastër.

Numri 9 i përshtatet shumë. Është mëngjarash, i fuqishëm, por ka edhe një teknikë të mirë. Skuadrat e mëdha e kanë vënë prej kohësh në shënjestër.

Që në moshën 16 vjeç ka zhvilluar dy teste në Angli, me Reading dhe Tottenham, por në fund ka vendosur se ishte shumë shpejt për t’u larguar nga Polonia.

I lindur më 28 shkurt të 1994-ës në Tychy, ka humbur babanë në moshën 6 vjeç, ndërsa ka qenë Slawomir Mogilan, i quajtur “Moki”, trajneri i tij i parë që ka marrë rolin e babait për të.
E ka përkëdhelur dhe e ka rritur në radhët e Rozwoj Katowice, Në sezonin 2010/11 ka kaluar te Gornik Zabrze, ku në moshën 17 vjeç i është bashkuar ekipit të parë.

Klubi i tij i parë i madh ka qenë Bayer Leverkusen. Në Bundesliga, ku me Dortmund luan bashkëkombësi dhe idhulli i tij Robert Lewandowski, shijon skenat e rëndësishme të futbollit.

Por shpërthimi i tij ka ardhur me Ajax. Në sezonin e tij të parë me klubin holandez ka qenë perfekt: Milik ka shënuar 23 gola në 35 ndeshje.

Është shpallur golashënuesi më i mirë Kupës së Holandës me 8 realizime dhe golashënuesi më i mirë i Ajax-it me 11 gola në 21 ndeshje. Më 1 korrik të 2015-ës është blerë përfundimisht nga klubi holandez, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.
Pasi ka fituar një grumbullim në Euro 2016, ka realizuar golin vendimtar në fitoren e arritur kundër Irlandës së Veriut. Edhe ky ka qenë një rekord: Milik është sulmuesi më i ri polak që ka shënuar në një Europian.

Në Francë ka pasur mundësinë të luajë në krah të Lewandowski-t dhe për t’i vjedhur këtij të fundit hilet e profesionit, por në fund ka arritur të shkëlqejë më shumë se ai. Me fanellën e kombëtares ka realizuar 11 gola.

Preferon të luajë në qendër të sulmit, por mund të aktivizohet edhe në krahë. Fillimisht, në tredhëmbëshin e De Boer ka luajtur në krah, ndërsa te kombëtarja aktivizohet si sulmues i dytë mbrapa krahëve të Lewa-s.

Napoli do të ishte ekipi i pestë në karrierën e tij dhe Seria A kampionati i katërt. Tek Ajax mbante numrin 9, dhe tani pritet të trashëgojë atë të Gonzlo Higuain. /Telesport.al