Miliarderi rus kërkon ringjalljen e perandorisë së Romanovëve

Miliarderi rus kërkon ringjalljen e perandorisë së Romanovëve

Më 16 korrik, 1918, familja e rrëzuar e Romanovëve u dërgua në bodrumin e një shtëpie në Rusi dhe u ekzekutua nga bolshevikët. Masakra shënoi fundin e sundimit Perandorak të Rusisë dhe solli epokën e komunizmit.

Por ëndrra e rivendosjes së monarkisë nuk vdiq aty. 99 vjet më vonë, në 2017, milioneri Anton Bakov është në bisedime për të ringjallur Perandorinë e Romanovëve, të vdekur prej një kohe të gjatë.

Plani Bakov hyn në kategorinë e “aq i çmendur, sa edhe mund të funksionojë”.

Duke përdorur pasurinë e tij të madhe, biznesmeni dhe ish-deputeti rus ka ndërmend që të blejë tre ishuj nga shteti i Paqësorit, Kiribati dhe t’i transformojë në një avanpost të ri të Romanovëve.

Ishujt do të jenë një shtet autonom, do të kenë infrastrukturën, universitetin, dhe lehtësirat për rusët e ngopur me sundimin e Putinit.

E dëshpëruar për para, qeveria e Kiribatit ishte në prag të firmosjes së marrëveshjes. Por në fund e hodhi poshtë propozimin e Bakovit. Ky i fundit ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e projektit të tij të perandorisë./bota.al/