Miliarderët Buffett dhe Gates bien dakord për librin më të mirë të biznesit

Miliarderët Buffett dhe Gates bien dakord për librin më të mirë të biznesit

Kur Bill Gates u takua për herë të parë me mikun e tij Warren Buffett në vitin 1991, ai kërkoi një rekomandim për një libër të biznesit.

Pa hezitim miliarderi Buddet i kishte rekomanduar atij librin “Aventurat e Biznesit”, nga John Brooks, raporton CNBC.

“Më shumë se dy dekada pas Warren ka huazuar atë për mua – dhe më shumë se katër dekada pasi u botua për herë të parë ‘Business Adventures’ mbetet libri më i mirë i biznesit që kam lexuar ndonjëherë “, ka shkruar Gates në blogun e tij në vitin 2014.

Bill Gates ende vazhdonë të thotë se ” John Brooks është ende shkrimtari im i preferuar i biznesit”. /Insajderi.com