Milani nuk këndellet

Milani duket se do vazhdojë me avazin e vjetër edhe këtë stinor. Skuadra e Vincenzo Montellas ka pësuar edhe humbjen e dytë në këtë edicion të Serie A.

Milani nuk këndellet

Rossonerët u mposhten me rezultat prej 1-0  në San Siro nga Udinese, e cila arriti t’i marrë tri pikë në Milano.

Përkundër posedimit të topit dhe më tepër rasteve të krijuara Milani nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Por, ishte Udinese ajo që shënoi në fund të takimit.

Ishte Perica ai që i siguroi pikët e plota Udineses, duke shënuar në minutën e 88′ të takimit. /Insajderi.com