Milani arriti të mposhtë Genoa-n në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 1-0. Për kuqezinjtë e Vincenzo Montella-s mjaftoi goli i Mati Fernandez " />

Milani mposht Genoan dhe i afrohet Interit

Milani mposht Genoan dhe i afrohet Interit

Milani arriti të mposhtë Genoa-n në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 1-0.

Për kuqezinjtë e Vincenzo Montella-s mjaftoi goli i Mati Fernandez në pjesën e parë për të marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 53 pikëve dhe e afron akoma më shumë me zonën e Europa League.

Kuqezinjtë, ishin ata që e dominuan këtë takim edhe pse nuk arritën të shënonin gola të tjerë.

Më herët, Torino dhe Inter ndanë nga një pikë në një ndeshje të mbyllur në barazim 2-2. Ky barazim duket se nuk ndihmon shumë sidomos skuadrën zikaltër që synon hyrjen në zonën  e Ligës së Kampioneve.