Milani ka humbur të gjitha ndeshjet nga gjashtë skuadrat e para në tabelë

Milani ka humbur të gjitha ndeshjet nga gjashtë skuadrat e para në tabelë

Milani ka befasuar të gjithë me formën e dobët, kjo pasi pritshmëritë ishin të mëdha.

Aktualisht klubi nga Milano renditet në vendin e shtatë me 19 pikë.

Një fakt interesant është se kuqezinjtë kanë humbur të gjitha përballjet ndaj top gjashtë skuadrave të para në tabelë.

Në këtë fundjavë humbën ndaj Napolit me rezultat 2-1. Ndërsa, ndaj Interit humbën me rezultat 3-2, ndërsa ndaj Lazios me rezultat 4-1.

Me rezultatin 2-0 kanë humbur kundër Romës, Juventusit dhe Sampdorias.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Montella është ndaj Torinos.