Milani fiton edhe në Maqedoni, eliminohet Shkëndija

Milani fiton edhe në Maqedoni, eliminohet Shkëndija

Milan ka mposhtur Shkëndijën me rezultat minimal 1 me 0 në ndeshjen e dytë të fazës së play-offit të Europa Leagues

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi i talentuar italian, Patrick Cutrone në minutën e 13’.

Ndërsa, Shkëndija ka humbur 7 me 0 me rezultat të përgjithshëm pas humbjes në ‘San Siro’ me rezultat të thellë 6 me 0.

Shkëndija për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen e sotme para tifozëve të saj tregoi paraqitje shumë të mirë, duke rrezikuar më shumë se mysafirët.