Milani bën blerjen e parë, merr mbrojtësin që De Biasi e kërkonte te Shqipëria

Milani bën blerjen e parë, merr mbrojtësin që De Biasi e kërkonte te Shqipëria

Transferimi i mbrojtësit argjentinas Mateo Musacchio te Milani tashmë është në hapat e fundit dhe pritet vetëm hedhja e firmës në kontratë.

26-vjeçari ka kryer sot vizitat mjekësore te klinika “La Madonina” e kuqezinjve dhe i ka kaluar ato me sukses.

Musacchio është blerja e parë në merkato e Milanit me pronarë kinezë ndërkohë që në vazhdim pritet të ketë dhe afrime të tjera. Ish-klubi i Musacchios, Villareali, do të përfitojë rreth 18 milion euro nga ky transferim, shkruan Panorama-sport.

Në ditët në vazhdim mbrojtësi do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me italianët për 4 vitet e ardhshme.

Duhet kujtuar që Musacchio është me origjinë shqiptare dhe trajneri Gianni De Biasi ka tentuar ta afrojë në kombëtaren kuqezi. /Insajderi.com