Milan, mbërrin Deulofeu

Milan, mbërrin Deulofeu

Është kohë festash, është kohë dhuratash dhe padyshim që një dhuratë e meriton trajneri i Milanit, Montella.

Bëhet falë për përforcimin e parë që Milani do të ketë për pjesën e dytë të sezonit. Kapiteni i 21-vjeçarëve të Spanjës, Gerard Deulofeu do të bashkohet me kuqezinjtë në formën e huazimit. Gerard Deulofeu vjen nga Anglia, ku është pjesë e Everton dhe do të përforcojë sulmin e Milanit.

Gerard Deulofeu është rritur në radhët e Barcelonës dhe, pasi mbushi 17 vjeç, kaloi me huazim tek Everton, e më pas te Sevilja, ku në vitin 2015 ishte pjesë e suksesit në Europa League. Më pas u transferua përfundimisht tek Everton, ku në fillim ishte pjesë e formacionit të parë, por kohët e fundit nuk po gjen shumë hapësirë.

Pas fitorës në Superkupë kundër Juves, Milani po shikon të forcojë organikën, në përpjepkje për të siguruar një vend në kupat e Evropës në fund të sezonit.