Milan, Juventus dhe Inter pas Lavezzit

22.01.2016 10:47
Milan, Juventus dhe Inter pas Lavezzit

Yllit te PSG-së, i përfundon kontrata këtë verë dhe kjo ka shtyrë shumë klube të mëdha evropiane të interesohen për ish-lojtarin e Napolit. Perveç Arsenalit, Barcelonës e Liverpoolit tani në garë për sulmuesin kanë hyrë edhe tre gjigantët italian Juventus, Inter dhe Milan.

Duke folur për sajtin “Sportitalia” agjenti i argjentinasit, Alejandro Mazzoni, ka treguar që Lavezzi do të dëshironte një rikthim në Itali pas 5 vitesh të kaluara tek Napoli.

“Edhe unë do të doja ta dija të ardhmen e tij, po ashtu”, i tha Mazzoni gazetarëve italian, duke lënë kështu ne dyshim të ardhmen e 30 vjeçarit.

Lavezzi është paraqitur edhe më parë në Serie A, me skuadrën e Napolit dhe të Genoas. Këtë sezon ai ka vetëm 2 gola të shënuar në 16 paraqitje ne ligën e parë franceze.