Milan fillon bisedimet me Torinon për Belottin

Milan fillon bisedimet me Torinon për Belottin

Milani i ri po hedh hapat e parë në merkaton e verës dhe për këtë arsye në shtëpinë kuqezi është mbajtur një takim me Drejtorin Sportiv të Torinos, Petrachi. Bisedimet janë përqendruar rreth mundësisë së transferimit në Milano të Andrea Belottit.

Konfirmimi vjen nga vetë drejtuesi i Toros, i cili gjithsesi thekson se do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur gjejta e formulës për arritjen e marrëveshjes.

Situata e Belottit është e qartë, në kontratën e 23-vjecarit përmban një klauzolë largimi prej 100 milionë Eurosh, e vlefshme në fakt vetëm për klubet jashtë Italisë. Vështirë që drejtuesit e ri të “Djallit” të vendosin për shpenzimin e një shumë marramendëse vetëm për një sulmues.

Vazhdimësia e bisedimeve do  të varet dhume edhe nga dëshira e vetë futbollistit, apo e e aftësisë së klubit kuqezi për të gjetur një rrugë alternativë për shërbimet e italianit, njofton supersport.

Për të arritur te Belotti, Milani jo vetëm që duhet të përgatitet për të shpenzuar një shumë të madhe, por edhe të jetë bindës me projektin e ri teknik. Në bisedime mund të përfshihet edhe kartoni i Niang, sigurisht nëse francezi nuk do të blihet nga Ëatfordi në përfundim  të sezonit, ndërsa Mihajlovicit mund t’i interesojë edhe Kucka, apo Poli.