Milan e dëshiron Memphis Depayn

Milan e dëshiron Memphis Depayn

Mediat italiane raportojnë se Milan është e interesuar që të blejë Memphis Depay nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Depay u transferua në vitin 2015 në United ndërsa pritjet për të ishin të mëdha pasi që në stinorin 2014/2015 me PSV-në ai kishte shënuar 22 gola.

Por, holandezi ka shënuar vetëm dy gola në 31 paraqitjet e tij më “Djajtë e Kuq” dhe kjo shton gjasat për largim.

Mediat shkruajnë se Milan është fillimisht e interesuar ta huazojë para se t’i ofrojë atij një kontratë afatgjate.

Pas ardhjes së pronarëve të rinj, Milan është duke kërkuar lojtarë të ndryshëm nëpër Evropë, ndërsa një nga ta është përmendur edhe Cesc Fabgreas, i cili po ashtu nuk po gjen vend tek Chelsea./Insajderi.com