Milaim Zeka: Sulmi ndaj meje është përgatitur nga Albin Kurti

Milaim Zeka: Sulmi ndaj meje është përgatitur nga Albin Kurti

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka pas rrahjes me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka shkuar për ta paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Por, siç edhe njihet Milaim Zeka për informacionet dhe konspiracionit e tij, edhe në këtë rast ka gjetur një teori se për çfarë arsye ka ndodhur rrahja, shkruan Periskopi.

Ai në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se këtë sulm e vlerëson si të kurdisur prej Albin Kurtit.

“Jam duke e paditë, për mua personalisht është sulm direkt i përgatitur prej Albin Kurtit. Frashër Krasniqi është imazhi real i partisë Vetëvendosje. Absolut e kam përkrahjen e Nismës sepse unë nuk e kam nisur sherrin”, ka thënë ai.