Mikullovci thërret takim në orën 12 për caktimin e seancës

Mikullovci thërret takim në orën 12 për caktimin e seancës

Vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë sërish në mungesë të koalicionit PAN.

Por, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim në orën 12 për të caktuar një seancë të re.

Koalicioni PAN ka refuzuar të marrë pjesë në seancë meqë besojnë se Mikullovci ka ftuar në mënyrë të njëanshme seancën, pa u konsultuar paraprakisht me këtë koalicion.