Mikullovci shkon në takim me PAN-in, por ka një kusht

14.08.2017 11:15
Mikullovci shkon në takim me PAN-in, por ka një kusht

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka treguar se do të marr pjesë në takimin konsultativ që ka kërkuar koalicioni PAN të mërkurën në ora 10:00.

“Unë do të marr pjesë në këtë takim me vetëm me një pikë të rendit të ditë, kur janë të gatshëm të vin me kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Mikullovci në seancën e sotme.

Ai ka shtuar se unë do të shkoj në këtë takim edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA nuk do të vin në këtë takim.

Koalicioni PAN ka kërkaur që të ketë një takim konsultativ të mërkurën me fillm nga ora 10:00. /Insajderi.com