Mikullovci: Seanca nuk mund të mbahet pa praninë e PAN-it

Mikullovci: Seanca nuk mund të mbahet pa praninë e PAN-it

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë se seanca e sotme nuk pritet të fillojë në orën 10, ashtu siç ishte caktuar të enjten. Për më tepër, sipas tij, seanca mund të mos mbahet fare nëse koalicioni PAN nuk merr pjesë.

Në një prononcim për televizionin publik, ai ka lënë të hapur mundësinë që të mbledh përfaqësuesit e të gjithë partive për të caktuar një datë të re për mbajtjen e seancës.

Koalicioni PAN ka vendosur të mos marr pjesë në seancën e sotme me arsyetimin se Mikullovci të enjten ka marrë vendim të njëanshëm për të ftuar vazhdimin e seancës, pa u konsultuar edhe me deputetët e këtij koalicioni.